Guardiola në shtëpi me autostop, e shoqëron një tifoz me furgon - Bota Sot
Guardiola në shtëpi me autostop, e shoqëron një tifoz me furgon

Futboll

Guardiola në shtëpi me autostop, e shoqëron një tifoz me furgon

Më: 21 maj 2019 Në ora: 19:17
Guardiola

Një kameran, njëkohësisht një tifoz i zjarrtë i Manchester City, ka patur fatin të mirëpresë në makinën e tij trajnerin Pep Guardiola. Një rast i rrallë, që nuk i ndodh kujtdo. Në një intervistë për BBC Radio, Mark Hilton ka treguar historinë që i ndodhi pas festës së titullit të organizuar nga Manchester City.

“Po mbyllja punën dhe po largohesha, kur një punonjës sigurie, i tipit “burra me të zeza”, por me uniformën e City dhe kufje në vesh më afrohet dhe më pyet. Po largohesh? A mund të shoqërosh deri në shtëpi Pep?”, thotë Hilton.

Nuk i besoja vetes: “Çfarë?! Nuk mund ta çojmë ne. Pep thotë se mund të shkojë edhe vetë në shtëpi, duke ecur, por për arsye sigurie duam ta shoqërosh ti me makinë”, shprehet Mark Hilton.

“Pep dukej pak në siklet kur ishte në makinë. Normale, mund të mendonte çdo gjë. Më thoshte vetëm “ec, ec”, pasi dikush e kishte parë duke hypur në furgonin tim dhe kjo gjë kishte tërhequr vëmendjen. Nuk isha dot gjakftohtë dhe gjithnjë i thoja “Pep, askush nuk ka për ta besuar këtë që po ndodh”. Doja të bëja një foto, por bateria e telefonit ishte në fund. Mezi gjeta një telefon dhe bëmë këtë foto”, thotë Mark Hilton.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...