Udhëtimet sa në një vend në tjetrin janë kthyer në një problem të vërtetë për futbollistët.
Ata më të prekurit duket se janë lojtarët që aktivizohen në Premier League angleze dhe më konkretisht Liverpool. Skuadra ku militon edhe futbollisti me origjinë shqiptare i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka udhëtuar drejt Spanjës, për tu përshtatur me klimën në shtetin iberik dhe për të përgatitur në mënyrën e duhur finalen e UEFA Champions League ndaj Tottenham Hotspur.
E ky udhëtim duket se i ka lodhur tepër futbollistët e "The Reds", me Mohamed Salah që ka gjetur kohë për të fletur gjumë në një krevat të improvizuar në dyshemenë e avionit.
Ox is right Lovren does actually look lost without Mo Salah ???!pic.twitter.com/pvbE6L3qeN
— LFC (@RockyKlopp) May 20, 2019
Pamjet janë publikuar nga shoku i tij i skuadrës, Alex Oxlade-Chamberlain, të cilat më pas janë bërë virale.