Ish-trajneri i Man United: Ja si i ndihmova Ronaldos ta arrijë nivelin e lartë

Futboll

Ish-trajneri i Man United: Ja si i ndihmova Ronaldos ta arrijë nivelin e lartë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 20:39
Cristiano Ronaldo

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Rene Meulensteen, ka shpjeguar sesi caktimi i synimeve i ka ndihmuar Cristiano Ronaldos ta arrijë nivelin e lartë në karrierë.

Ronaldo iu bashkua Unitedit në vitin 2003, në moshën 18 vjeçe, dhe menjëherë u bë njëri prej talenteve të rinj më premtues.

Portugezit, megjithatë, iu desh kohë për t’u bërë golashënues vdekjeprurës, pasi në fillimet e tij ai dështonte ta arrinte numrin dyshifror të golave në ligë.

Meulensteen pati rastin të punojë me Ronaldon më 2007, kur u emërua trajner i ekipit të parë të Unitedit nga Sir Alex Fergusonit.

“Me Cristiano Ronaldon kam kaluar shumë kohë në fillim të sezonit 2007/08. Një karton i kuq në ndeshjen e dytë të sezonit nënkuptoi se ai u pezullua me tri ndeshje, gjë që më dha mua rastin e përkryer për të punuar me të në disa gjëra”, shpjegoi Meulensteen.

“Besoja se ishte ndër sulmuesit e rinj më të mirë, por Ronaldo s’po shënonte mjaft gola. Por e dija se këtë e dëshironte edhe ai. Qëllimi im ishte ta mësoja ta kuptonte sesi do të mundë të ishte aty ku dëshironte të ishte. Në fushë dhe jashtë saj”, shtoi ai.

“Më rëndësi ishte po ashtu caktimi i synimeve dhe objektivave, dhe t’ia shpjegoja atij sesi njerëzit me synime të qarta dhe strategji vendimtare për t’i arritur ato, do të jenë shumë më të suksesshëm sesa ata që thonë ‘e dua këtë’ dhe pastaj presin dhe shpresoj për më të mirën”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat