Chiellini: E dija ikjen e Allegrit, ja kush e zëvendëson Allegrin!

Futboll

Chiellini: E dija ikjen e Allegrit, ja kush e zëvendëson Allegrin!

Më: 21 maj 2019 Në ora: 22:31
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini, mbrojtësi i Juventusit, në një intervistë të dhënë për "Sky Sport", foli sa i përket festës së titullit, largimit të Barzaglit por edhe Allegrit, duke e nisur me batutë: 

"Trajneri i ri i Juventusit do të jetë Marcello Lippi (qesh)... Ky titull është ndryshe, si kapiten, e ndava me Barzaglin. Allegri? Pas 15 vitesh te Juventusi, do të gënjeja po të thoja se nuk e kuptova se do të largohej. Shumë heshtje më la të kuptoj se kishte mbaruar... Kam eksperiencë brenda ambjentit".

"U përshëndet ashtu si duhej...Ndoshta, kthehet në të ardhmen. Barzagli? Sa vite kemi kaluar bashkë. Do të bëjë kursin si trajner në korrik dhe gusht. Në shtator do të marrë Juventusin (qesh)".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat