Calderon: Perez duhet të bindet dhe të plotësojë kërkesën e Zidane

Futboll

Calderon: Perez duhet të bindet dhe të plotësojë kërkesën e Zidane

Më: 22 maj 2019 Në ora: 00:18
Ramon Calderon

Vazhdon mundja e krahut mes Real Madrid dhe Gareth Bale. Uellsiani nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, por duket se nuk ka ndërmend të largohet nga "Los Blancos" nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tij.

Ndërkohë, ish-presidenti i madrilenëve, Ramon Calderon, ka komentuar këtë situatë në një intervistë të dhënë për "Sky Sports". "Zidane ka sqaruar menjëherë se dorëheqja e sezonit të kaluar ka ardhur edhe për shkak të sjelljes së Perez, i cili nuk donte të plotësonte kërkesat e trajnerit në merkato, duke përfshirë edhe shitjet", ka thënë Calderon. 

"Florentino donte që Bale të ishte në qendër të projektit pas largimit të Cristiano Ronaldo-s, por tani kjo çështje është kthyer në një problem për klubin. Zidane ka marrë garanci se do të kishte pushtet në merkato kur klubi i ka kërkuar të kthehet. Për këtë arsye, Perez duhet të bindet që të shesë Bale, siç do trajneri". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat