Mediat italiane: 99 %, Sarri në Juventus

Futboll

Mediat italiane: 99 %, Sarri në Juventus

Më: 22 maj 2019 Në ora: 08:23
Maurizio Sarri

Mëngjesi i ditës së sotme, vetëm sa e afron edhe më shumë Maurizio Sarrin drejt Juventusit.

Thuajse të gjitha mediat italiane i kanë kushtuar rëndësi destinacionit të ardhshëm të trajnerit aktual të Chelseat, Maurizio Sarri.

Sipas tyre, tashmë edhe vetë trajneri e di se është i pëlqyeri i drejtuesve të klubit bianconer, Nedved, Paratici e Agnelli.

Ndërkaq, besohet se një arsye tjetër për t’u larguar nga “Stamford Brdige” është edhe dënimi i UEFA-s për londinezët, pasi tani duhet t’i paguajnë dëmshpërblim Antonio Contes.

Gjithsesi, pas finales së Europa Ligës që zhvillohet me 27 Maj, pritet të mësohen gjëra të reja sa i përket kësaj lëvizjeje të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat