Bayerni e kërkon Sanen – Gundogan jep lajmin e madh për City-n

Futboll

Bayerni e kërkon Sanen – Gundogan jep lajmin e madh për City-n

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:10
Sane

Ilkay Gundogan ka insistuar që Bayern Munich po synon Leroy Sane – por turku tregon se Sane do të qëndrojë në Manchester City këtë verë.

Bayern Munchen janë të interesuar të nënshkruajnë Sanen – të cilët e shohin si një pasardhës afatgjatë për legjendat e klubit Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Por shoku i tij i skuadrës – Gundogan, i cili vetë ka qenë subjekt i shumë spekulimeve këtë verë me kontratën e tij që i skadon në vitin 2020 – ka insistuar që Pep Guardiola dhe City nuk kanë ndërmend të lënë Sane të largohet.

San do të vazhdoj të mbetet në Man City edhe për një sezon – deri sa Citizenët nuk pranojnë ndonjë ofertë të çmendur këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat