Kosova ia rrëmben Serbisë yllin e skuadrës - Bota Sot
Kosova ia rrëmben Serbisë yllin e skuadrës

Futboll

Kosova ia rrëmben Serbisë yllin e skuadrës

Nga: K.M Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:28
Futbollisti Arton Zekaj

Arton Zekaj, futbollisti kapiten i ekipeve zinxhirë të reprezentacionit të Serbisë, ka vendosur që të ndërrojë përfaqësuesen. Ai ka vendosur që tash e tutje të luaj për kombtaren e Kosovës.

Këtë e lajm e ka dhënë zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Zgjim Sojeva, i cili ka thënë se Artonin do ta kemi të gatshëm qysh në grumbullimin e ardhshëm në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian kundër Andorës dhe Turqisë.

“E vërtetë është se kam qenë kapiten, e për atë që nuk jam më, nuk e di të ju them të drejtën si t’iu përgjigjem. Kam qenë në gadishmëri të të gjithë selektorëve, por thirrje nuk kam pranuar më. Në një moment më ka thirrë trajneri Ilija Stolica dhë më ka thënë se për një grumbullim do të donte të provonte futbollist të tjerë, por në të ardhmen prap do të llogarisë në mua, megjithëatë, kam mbetur pa ftesë edhe në ndeshjet e radhës.

Unë nuk mund ta di nëse ka qenë në pyetje kombinimet e trainerit apo diçka tjetër, por ajo çka mund të them është se në mua më nuk ka llogaritur. Kam pranuar ftesë nga Kosova, unë do të luaj për ata që më duan, do të doja të luaja aty ku jam rritur me grupmoshat, por nëse nuk më duan, unë nuk kam cfarë të bëjë”, i ka thënë kuririt serb, Arton Zekaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...