Ivan Rakitic konfirmon të ardhmen e tij

Futboll

Ivan Rakitic konfirmon të ardhmen e tij

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:03
Ivan Rakitic

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përmendura.

Fjala është për mesfushorin fantastik të katalunasve, Ivan Rakitic.

Nënkampioni i botës me Kroacinë ka folur sërish për të ardhmen, duke mohuar kategorikisht se do të kalojë te Interi.

“Nuk e di pse po më ‘lidhin’ me një kalim të mundshëm në Meazza. Unë kam respket për Interin, sepse kanë një skuadër shumë të mirë, madje kemi luajtur përballë tyre këtë edicion” vazhdoi përfaqësuesi ballkanas.

Gjithashtu Rakitic shtoi faktin se familja e tij janë të lumtur në Spanjë dhe se momentalisht nuk e ka ndërmend të ndryshojë diçka, sidomos shkollimin e vajzave.

Kuptohet, mbetet të shihet nëse gjërat në afatin kalimtar të verës do të shkojnë kështu sipas fjalëve të futbollistit, pasi ai më herët ka qenë i lidhur ngushtë edhe me një transferim në PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat