Mali i Zi – Kosova do të zhvillohet pa tifozë, por Sterlingu do dënime më të rënda për racizëm - Bota Sot
Mali i Zi – Kosova do të zhvillohet pa tifozë, por Sterlingu do dënime më të rënda për racizëm

Futboll

Mali i Zi – Kosova do të zhvillohet pa tifozë, por Sterlingu do dënime më të rënda për racizëm

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:20
Rahem Sterling

Ylli i Manchester Cityt dhe ekipit kombëtar të Anglisë, Raheem Sterlingu, ka insistuar se klubeve dhe kombëtareve duhet t’u zbriten nëntë pikë nëse tifozët e tyre bëjnë thirrje raciste gjatë ndeshjeve.

Raheem Sterlingu ishte përballur me thirrje të tilla në ndeshjen e Anglisë kundër Malit të Zi në Podgoricë, ndeshje kjo kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 në kuadër të Grupit A.

Përveç Malit të Zi dhe Anglisë, edhe ekipi kombëtar i Kosovës garon në këtë grup, si dhe Bullgaria dhe Republika Çeke. Si rezultat i thirrjeve raciste nga anglezëve, Mali i Zi është dënuar ta zhvillojë ndeshjen kundër Kosovës pa tifozë.

Mirëpo, për Sterlingun, një gjë e tillë nuk mjafton.

“Nëse unë shkoj në një ndeshje futbollit dhe jam tifoz i Manchester Unitedit, për shembull, unë nuk dua të jem personi që e zhgënjej skuadrën time duke bërë thirrje qesharake në stadium”, ka thënë Sterlingu.

“Nëse e di se skuadrës tënde do t’i zbriten nëntë pikë, që mund të ndikojnë që ekipi të mos fitojë titull, ti nuk do të bësh thirrje raciste. Megjithatë, këto gjëra nuk duhet t’i kesh as në kokë”.

“Kur kam kohë për të pushuar, nëse do të kem mundësi të flas me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Anglisë dhe Premierligës për të parë se si mund t’i ndryshojmë gjërat për të mirë në të ardhmen, atëherë do të tentoj ta bëjë këtë gjë”.

Sterlingu kishte propozuar edhe më parë që çdo klubi dhe ekipi kombëtar që bën sjellje të tilla t’i zbriten nëntë pikë. Ky mbetet vetëm propozim i Sterlingut, ndërsa UEFA e ndëshkoi Malin e Zi ta luajë ndeshjen e radhës pa tifozë, që i bie të jetë ndeshja me Kosovën.

“Dënimet duhet të jenë më të rënda pasi që paratë nuk i dëmtojnë klubet e pasura apo federatat e futbollit. Kështu që unë bëj thirrje që t’i zbriten automatikisht nëntë pikë klubeve dhe kombëtareve për thirrje raciste”.

“Tingëllon paska e ashpër, mirëpo a do të bënte sjellje të tillë ndonjë tifoz nëse do e dinte se skuadra e vet e preferuar mund të bie nga liga ose ta humbë një titull? Për më tepër, klubet duhet t’i luajnë tri ndeshjet e radhës pa tifozë”.

“Në këtë mënyrë, ekipet kombëtare do të humbnin pak edhe në aspektin financiar, si ndëshkim i drejtpërdrejtë për sjellje raciste”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...