Liga e Kampionëve, Reali nuk do të jetë në vazon e parë - Bota Sot
Liga e Kampionëve, Reali nuk do të jetë në vazon e parë

Futboll

Liga e Kampionëve, Reali nuk do të jetë në vazon e parë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:26
Deri në 26 skuadra do të kualifikohen drejtpërsëdrejti për fazën e grupeve të sezonit të ardhshëm

Real Madridi dhe Atletico Madrid do të vendosen në vazon e dytë për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, gjë që do të thotë se pothuajse me siguri do të përballen me një kundërshtar të fortë nga vazoja e parë.

Deri në 26 skuadra do të kualifikohen drejtpërsëdrejti për fazën e grupeve të sezonit të ardhshëm, ndërsa dy vende i takojnë fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës.

Këtë sezon, megjithatë, të dy finalistët e Ligës së Kampioneve tashmë janë kualifikuar për kompeticionin përmes pozitave të tyre të ligës vendase, kështu që vendi i lirë do të shkojë te kampionët e Bundesligës austriake të futbollit, federata e së cilës zë vendin e 11 në renditjen e UEFA-s.

Italia, Spanja, Anglia dhe Gjermania do të kenë katër ekipe secila, ndërsa dy të parët nga Franca dhe Rusia do ta kualifikohen direkt, së bashku me kampionin e Portugalisë, Ukrainës, Belgjikës dhe Turqisë.

Vazoja e parë do të përbëhet nga skuadra të tilla si Barcelona, Manchester City, Juventus, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Zenit Saint Petersburg, Liverpool ose Tottenham Hotspur dhe Chelsea ose Arsenal.

Shorti pritet të hidhet në fund të muajit gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...