“Bomba” nga Spanja, skuadra e njohur kërkon yllin e Kosovës

Futboll

“Bomba” nga Spanja, skuadra e njohur kërkon yllin e Kosovës

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:28
Kosova

Sulmuesi Vedat Muriqi ka shkëlqyer në sezonin e fundit në Turqi. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës tashmë ka hyrë në radarët e La Liga-s. Më konkretisht, të Real Betis, skuadrës që e mbylli kampionatin në vendin e 10-të, shkruan telesport. Është gazeta “AS”, që e bën me dije këtë informacion, në shkrimin si vijon:
“Betis është i vendosur për ta përmirësuar vetveten, ose të paktën ta provojë këtë në merkaton e verës. Dhe ka shumë emra në agjendën e bardhëjeshilëve. Pas është lidhur me Juanmi (Real Sociedad), Betis është vënë në kërkim të një sulmuesi, profili i të cilit mungon në grupin e trajnerit Quique Setién. Ai ka pikasur dikë në Turqi, emri i të cilit është zbardhur këtë të mërkurë. Bëhet fjalë për Vedat Muriqi, ndërkombëtarin e Kosovës, i cili ka shënuar 16 gola me Rizespor në sezonin 2018-2019.
Klubi nga “Avenida de Heliópolis” ka ofruar 4.5 milionë euro për sulmuesin 25-vjeçar, që synohet edhe nga Fenerbahçe. Lojtari është 1.94 metra i gjatë dhe ka luajtur 16 ndeshje me Kosovën, për të cilën ka shënuar 4 gola. Ai ka luajtur në kampionatin e vendit të tij, në Shqipëri dhe mbërriti në Turqi në vitin 2016, për të kaluar përmes Giresunspor, Genclerbirligi dhe tani Rizespor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat