Shaqiri Liverpooli e Tottenhami do të përballen në finalen e madhe për të mirin e Evropës, të shtunën, më 1 qershor.
Shaqiri së fundmi ka postuar një foto nga stërvitja me ekipin e Liverpoolit në kampin stërvitor në Marbella, Spanjë, ku ka lënë të kuptohet se është më se i gatshëm për këtë ndeshje, shkruan Insporti. “Ekip fitues”, ka shkruar Shaqiri në përshkrimin e fotos, aty ku shihet me bashkëlojtarët e tij, Dejan Lovren, Divock Origi, Trent Alexander-Arnold, Simon Mignolet e Jordan Henderson.
Nuk ka vonuar dhe në këtë foto të Shaqirit ka komentuar një prej yjeve më të rinj të kombëtares Kosovës, Florent Hadergjonaj.
Shaqiri e Hadergjonaj, këtë sezon ishin kundërshtarë në Premierligë, me mbrojtësin e Kosovës që u aktivizua te Huddersfieldi.
“Kurrë mos ia ndal ushtrimeve të këmbës”, ka shkruar në gjuhën angleze Hadergjonaj, duke e komentuar pamjen e Shaqirit, ku këmbët e tij duken si gjithnjë tejet të zhvilluara dhe muskuloze.