E kërkon Juventusi, Sarri thyen heshtjen dhe përgjigjet me filozofi

Futboll

E kërkon Juventusi, Sarri thyen heshtjen dhe përgjigjet me filozofi

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:06
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri, trajneri i Chelseat, në prag të finales së Europa League, përballë Arsenalit, ka folur për mediat britanike, teksa u ndal sidomos te interesimi i ekipeve italiane për ta kthyer në Serie A, mes tyre Juventusi në pole position (presidenti Agnelli duket se i ka telefonuar personalisht), por edhe Milani i post Gattusos. 

"A jam i kënaqur që do të kthehem në Itali? Nuk është e vërtetë! Futbolli im mund të propozohet edhe në Angli. Jam i kënaqur që jam në këtë klub, por dua të kuptoj nëse janë të kënaqur nga unë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat