Sërmaxhaj: Kemi disa emra të rinj në Kombëtare, por sa janë të qëlluar...

Futboll

Sërmaxhaj: Kemi disa emra të rinj në Kombëtare, por sa janë të qëlluar...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:55
Sërmaxhaj: Kemi disa emra të rinj në Kombëtare, por sa janë të qëlluar...

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Malit të Zi, më 7 qershor në Podgoricë dhe ndaj Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje, bëhet e ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës. Sipas FFK-së, stërvitja e parë e kompletuar do të mbahet më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00, ndërsa me 5 qershor udhëtojnë për në kryeqytetin malazez, në Podgoricë.  

Në listën e përzgjedhësit janë edhe disa emra të rinj, si Ibrahim Dresheviq i Heerenveenit të Holandës, pastaj Florent Hasani i Diosgyorit nga Hungaria, Ylldren Ibrahim i Vikingut nga Norvegjia, ndërsa është rikthyer Anel Rashkaj, që luan për AFC Eskilstuna e Suedisë, si dhe janë ftuar edhe sulmuesi i Luzernit Shkëlqim Demhasaj dhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj i Huddersfieldit. Analisti i futbollit Genc Sërmaxhaj, tha se emra të rinj që janë ftuar nga Challandes, mbetet të shihet se sa janë të qëlluar. “Kemi parë disa emra të rinj tek përfaqësuesja e Kosovës që janë ftuar nga trajneri Challandes, arsyeja për t’u zëvendësuar mungesat që kemi. Por sa janë të qëlluara nuk e dimë dhe nuk mund të japim ndonjë vlerësim të saktë, mirëpo janë futbollistë që në ekipet e tyre kishin pak ndeshje të zhvilluara, më shumë kishin qëndruar në bankë sesa në loje, megjithatë janë perspektiv dhe na nevojiten për të ardhmen.

Sipas mendimit tim, Anel Rashkaj nuk është dashur të ftohet në këto ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën, sepse ai po ashtu është rezervist tek ekipi i tij, dhe forma e tij ka ndryshuar nga koha kur ishte kapiten i Kosovës dhe forma e Kosovës si ekip, po ashtu ka ndryshuar prej kohës kur ai ka qenë pjesë e saj, dhe për këtë arsye nuk është dashtë të ftohet.  

Respekt për të që ka kontribuar në fillim për ne, madje ka qenë kapiten, por në përfaqësuese duhet të ftohen lojtarët më aktiv, më në formë, me një fjalë më të mirët, por, megjithatë nuk besoj se ai do të ketë minutazh për këto ndeshje. Kosova po luan mirë, por duhet të vazhdoj kështu dhe të grumbulloj sa më shumë pikë në këto eliminatore. Shpresoj që kjo përzgjedhje e Challandesit të jetë e qëlluar”, tha Sërmaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
 

Lista e Kosovës:
Samir Ujkani (Rizespor), Arijanet Muriç (Manchester City), Visar Bekaj (Prishtina), Amir Rrahmani (Dinamo ZG), Fidan Aliti (Kalmar), Mërgim Vojvoda (Mouscron), Florent Hadërgjonaj (Huddersfield), Benjamin Kololli (Zurich), Leart Paçarada (Sandhausen), Ibrahim Dresheviq (Heerenveen), Mirlind Kryeziu (Zurich), Herolind Shala (Valerenga), Idriz Voca (Luzern), Anel Rashkaj (AFC Eskilstuna); Besar Halimi (Brondy), Ylldren Ibrahimaj (Viking), Bersant Celina (Swansea), Florent Hasani (Diosgyor), Edon Zhegrova (Basel), Elbasan Rashani (Odd BK), Arbër Zeneli (Reims), Milot Rashica (Werder), Vedat Muriqi (Rizespor), Atdhe Nuhiu (Sheffield Wed) dhe Shkëlqim Demhasaj (Luzern).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat