Allegri u takua në Londër me Raiolan: skenari bombastik!

Futboll

Allegri u takua në Londër me Raiolan: skenari bombastik!

Më: 22 maj 2019 Në ora: 18:46
Massimiliano Allegri

Ku do të shkojë Massimiliano Allegri? Ende asnjë indicie, thjesht hipoteza të shumta. Kësaj i shtohet edhe hipoteza e Tancredi Palmierit, ekspertit të merkatos, që rrëfen se Massimiliano Allegri ndodhej në Londër gjatë gjysmëfinales së kthimit të Champions League. 

Jo për të shkuar në Liverpul dhe ndjekur sfidën me Barcelonan, po për t'u takuar me Mino Raiolan.

Sipas ekspertit të merkatos, trajneri i Juventusit, në datën 7 maj, ishte në një hotel ku takohen shpesh agjentë merkatoje. Aty ishte edhe Raiola, me të cilin është biseduar. 

Më pas, ky i fundit ka takuar krerët e PSG dhe Chelseat. E gjitha, një skenar që mund të shohë Tuchel në stolin e bluve dhe Allegrin te stoli i kampionëve të Francës, jo më kot Pjanic është kërkuar pikërisht nga skuadra e Parisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat