Punë e kryer: Conte bëhet me skuadër të re

Futboll

Punë e kryer: Conte bëhet me skuadër të re

Më: 22 maj 2019 Në ora: 20:10
Antonio Conte

Antonio Conte është në prag të emërimit në krye të Interit.

Sky Sports News dy javë më parë raportoi se një marrëveshje mes Interit dhe ish trajnerit të Chelsea ishte afër arritjes.

Italiani ka qenë i papunë që pas largimit nga Chelsea në korrik të vitit 2018.

Por, menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni, Conte do të emërohet trajner i Interit, për të pësuar Luciano Spallettin.

Conte tashmë ka të drejtë edhe ligjërisht të nënshkruajë me Inter, pasi ka prishur kontratën me Chelsean, duke i mundur ‘Blutë’ në një betejë ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat