I shkatërroi në përmbysjen e madhe, Barça kërkon yllin e Liverpool

Futboll

I shkatërroi në përmbysjen e madhe, Barça kërkon yllin e Liverpool

Më: 22 maj 2019 Në ora: 23:38
Liverpool

Barcelona përflitet për transferimin e sulmuesit të Liverpool Divock Origi, pikërisht lojtari që i shkatërroi në gjysmëfinalen e Champions League. 

Sulmuesi belg shënoi dy gola në ndeshjen e përmbysjes së madhe duke eliminuar katalanasit. 

Tani, sipas Mundo Deportivo-s, klubi spanjoll është i bindur se 24-vjeçari është lojtari i duhur për të shtuar kualitetin në sulm. 

Skuadra e Ernesto Valverde-s ka kohë që është në kërkim të një rezerve për Luis Suarez. 

Megjithëse pritet të transferohet Griezmann, Barça kërkon edhe një pykë klasike në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat