Telashe për Maradonën, arrestohet sapo mbërrin në Argjentinë

Futboll

Telashe për Maradonën, arrestohet sapo mbërrin në Argjentinë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 23:46
Diego Armando Maradona

Telashe për ikonën e futbollit argjentinas Diego Armando Maradona. “El Pibe de Oro” është arrestuar sot nga policia në aeroportin “Ezeiza” të Buenos Aires, në Argjentinë. Shkak i këtij arrestimi, që ka zgjatur vetëm pak minuta, ka qenë një denoncim që ka bërë në polici ish-bashkëshortja e tij Rocio Oliva.

Sipas mediave argjentinase, trajneri aktual i ekipit meksikan të Dorados u ndalua nga policia e aeroportit, por shpejt u la i lirë. Menjëherë ka ndërhyrë avokati i tij Matias Morla, që ka sqaruar situatën dhe të dy bashkë kanë lënë aeroportin për të shkuar në shtëpinë e lojtarit.

Pak minuta më vonë, Maradona ka postuar edhe një foto në faqen e tij zyrtare “Instagram” së bashku me avokati e tij, duke u shprehur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Motivi i ndërhyrjes së forcave të rendit ka të bëjë me faktin se më 13 qershor, Maradona duhet të paraqitet në gjyq, në një seancë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Ai ka marrë në aeroport fletëthirjen e gjyqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat