Cesar Azpilicueta shpreson që Eden Hazard të qëndrojë te Chelsea sa më gjatë që është e mundur.
Ylli belg do të jetë emri më i ‘nxehtë’ i kësaj vere, ku po kërkohet nga Real Madrid.
Mediet në Spanjë e konsiderojnë punë të tyre transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.
“Ne nuk dimë më shumë se sa të gjithë dinë tani. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, dhe është normale të ketë shumë zëra për të në tregun e transferimeve”, ka deklaruar Hazard.
“Ai është lojtari ynë më i mirë dhe mendoj se të gjithë duan ta kenë. Ne jemi shumë të lumtur me të dhe shpresojmë të qëndrojë sa më gjatë që është e mundur”.