James largohet nga Bayerni, e kërkojnë shumë klube të mëdha

Futboll

James largohet nga Bayerni, e kërkojnë shumë klube të mëdha

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:16
James Rodriguez

Futbollisti kolumbian do ta përfundojë huazimin dy vjeçar te Bayern Munich.

James Rodriguez ishte transferuar nga Real Madridi te Bayerni në vitin 2017 në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Por ylli kolumbian nuk ka bindur me paraqitjet e tij në Allianz Arena, me bavarezët që do ta kthejnë atë prapa në Madrid.

Në anën tjetër Real Madridi do ta vendosë menjëherë në shitje pasi ai nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane edhe për faktin që me insistimin e këtij të fundit, James ishte larguar para dy vitesh.

Shumë skuadra kanë shprehur interesim për 27-vjeçarin, duke nisur nga Manchester United në Angli, e më pas edhe Juventusi e Napoli në Itali, si dhe Paris Saint-Germain në Francë.

Reali do të pranojë çdo ofertë që kap shifrën e 40 milionë eurove për James, i cili sezonin tjetër do të luajë në një ekip të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat