Allegri synon “riciklimin” e menjëhershëm, ja oferta që e tundon

Futboll

Allegri synon “riciklimin” e menjëhershëm, ja oferta që e tundon

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:26
Massimiliano Allegri

Merkatoja për Massimiliano Allegri është ndezur. Pa kaluar edhe një javë nga divorci zyrtar me Juventusin, Max është tashmë në qendër të interesimit të klubeve më të mira europiane. Mes përshëndetjeve zyrtare dhe festimeve të së dielës së kaluar, tundimet e para kanë dalë në skenë për trajnerin livornez. Më i madhi ka emrin e PSG. Megjithë rinovimin e Thomas Tuchel, parizienët kanë filluar të kenë kontakte me pesë herë radhazi kampionin e Italisë. 

Në fakt, Allegri ishte një hap larg PSG që në fillim të verës së vitit 2017. Asokohe, presidenti Nasser Al-Khelaifi u përpoq ta marrë atë pas finales së humbur të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit. Allegri nuk u tundua të largohej nga Juventusi dhe u përgjigj me një: "jo, faleminderit". Një “mirupafshim”, që PSG nuk e ka harruar. Tani, që trajneri livornez është ndarë zyrtarisht nga kampionët e Italisë, në Paris e kanë ringjallur interesin për të. Kontrata 3-vjeçare dhe paga neto prej 15 milionë eurosh në sezon (në fakt, dy herë më shumë se ka fituar te Juventusi) do të joshte cilindo trajner të angazhguar, jo më ata që janë në kërkim të një pune të re. 

Pra, ka shumë para, por PSG ofron edhe ngasjen europiane, sepse synon të bëjë hapin e madh përpara në Ligën e Kampionëve. Trajnimi i Neymar, Mbappé dhe të tjerëve e ngacmojnë fort trajnerin italian. Për të mos përmendur se, në rastin e “tymit të bardhë” nën “Kullën Eifel”, Gigi Buffon me siguri do të mbetej në “Parce des Princes”. Këto janë orë të nxehta për trajnerin në largim të Juventusit. Sipas informacioneve pranë tij, dëshira për t'u kthyer menjëherë është e madhe tek Allegri, ndërsa PSG përbën një tundim gjithnjë e më të fortë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat