Numri një i klubit të PSG-së, Naser Al Kelaifi, akuzohet për korrupsion aktiv, në lidhje me kampionatin Botëror të Atletikës, që u zhvillua në vitin 2017.
“Le Parisien” është media e cila nxori një pah këtë skandal dhe bën me dije se Al Kelaifi tentoi të jepte një ryshfet prej 3.1 milionë eurosh te presidenti i Federatës së Atletikës, Kamine Diak.
Al Kelaifi dëshironte, që këtë kampionat ta zhvillonte në Doha dhe jo në Londër siç ndodhi. Avokati i tij ka dalë sot, para mediave dhe është shprehur se e gjitha kjo ëshë një shpifje.
Në ditët në vazhdim pritet të shohim, se cilat do të jenë zhvillimet në një akuzë kaq të rëndë, e cila tashmë është depozituar në gjykatë.