Disa ditë më parë, gjermania Kicker ka raportuar transferimin e Leroy Sane te Bayern Munich, tani ka ardhur një deklaratë e cila konfirmon gjithçka.
Sipas Kicker, bavarezët kanë nisur kontaktet me familjen e lojtarit, e cila menaxhon sulmuesin anësor të Manchester City-t.
Sipas raportit, Bayern është e vetmja alternativë e Sane, nëse ai vendos të largohet nga skuadra e Pep Guardiola-s, atëherë do të shkojë në Munich.
Tani ka ardhur edhe deklarata e presidentit të kampionëve të Gjermanisë, Uli Hoeness: “Jemi duke u marrë me çështjen Sane,” është shprehur ai për Suddeutsche Zeitung.
Siç dihet, Hoeness e ka ëndërr të krijojë një Bayern me lojtarët e përfaqësueses gjermane dhe aktualisht janë pesë, Sane do të ishte i gjashti.
Megjithatë, fjala e fundit i takon City-t, që kërkon rreth 80 milionë euro për lojtarin.