Përfundon ëndrra e Shaqirit, Klopp e nxjerr në shitje dhe gjen pasuesin

Futboll

Përfundon ëndrra e Shaqirit, Klopp e nxjerr në shitje dhe gjen pasuesin

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:57
Jurgen Klopp, Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpool vetëm pas një sezoni në “Anfield”.

Jurgen Klopp nuk e shikon si lojtarin ideal për të kuptuar filozofinë e lojës së tij, këtë e tregoi në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League. “The Sun” shkruan se nëse vjen një ofertë me çmim të përshtatshëm për të, Liverpool nuk do hezitonte për ta shitur.

Në 30 paraqitje këtë sezon sulmuesi shtatshkurtër ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asist, teksa vlera e tij në treg sipas “Transfermarkt” llogaritet 25 milionë euro, ndërsa “Reds” e morën për 15 milionë nga Stoke City.

Në vend të tij është parashikuar të blihet sulmuesi i majtë i Villarreal, Samuel Chukwueze. “Goal.com” ka shpjeguar se 20-vjeçari ka klauzolë largimi 55 milionë euro dhe ka kontratë me “Nëndetësen” deri në vitin 2023

Image

Në 26 ndeshje në La Liga ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asist, ndërsa në 9 paraqitje në Europa League ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist. Ndërkohë që ka luajtur edhe 12 ndeshje me ekipin B, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë një asist. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat