Tuchel ‘frikëson’ tifozët e PSG-së me këtë deklaratë për Mbappe dhe Neymar

Futboll

Tuchel ‘frikëson’ tifozët e PSG-së me këtë deklaratë për Mbappe dhe Neymar

Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:05
Thomas Tuchel dhe Kylian Mbappe

Trajneri i Paris Saint Germian, Thomas Tuchel, ka refuzuar të sigurojë nëse Kylian Mbappe dhe Neymar do të mbesin në kryeqytetin francez sezonin e ardhshëm.

Të dy këta lojtarë, më të shtrenjtit në histori të PSG-së, janë të lidhur me një transferim të mundshëm te Real Madrid.

Neymar edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e La Ligas, ku ka veshur fanellën e Barcelonës.

“Si trajner, unë dua që ata të vazhdojnë, por ky është futbolli, ne nuk jemi naivë, shumë klube duan të transferojnë shumë lojtarë dhe tregu është i çmendur”, ka deklaruar Tuchel.

“Nëse pyetem unë, do të doja që të vazhdojnë”.

Tuchel ka marrë drejtimin e PSG-së verën e kaluar, dhe në sezonin e parë në Ligën e Kampionëve nuk ka arritur të sigurojë çerekfinalen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat