Finalisti i Ligës së Kampionëve, Tottenham, po kërkon transferimin e yllit të Real Madrid, Marco Asensio.
Ylli spanjoll ka mundësi të mëdha të ndërrojë skuadër në verën e vitit 2019.
“Jugones” bën të ditur se Tottenham Hotspur po kërkon Marco Asension.
Asensio mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Tottenhamin, me Christian Eriksen që do të kalonte në drejtimin e kundërt.
‘Los Blancos’ janë të interesuar për mesfushorin danez të Tottenhamit, dhe për të gjetur më lehtë një marrëveshje, do të pranonin përfshirjen e Asensios në këto bisedime.