Chelsea, e ardhmja e Sarri-t nuk varet nga Abramovich

Futboll

Chelsea, e ardhmja e Sarri-t nuk varet nga Abramovich

Më: 24 maj 2019 Në ora: 07:15
Maurizio Sarri

Finalja e Europa League dhe jo vetëm do të vendosë të ardhmen e Maurizio Sarri-t te Chelsea. Siç ka bërë të ditur "Daily Mail", do të jetë vendimtar edhe gjykimi i senatorëve të ekipit, të cilët nuk janë të kënaqur me mënyrën si ish-trajneri i Napoli-t është sjellë me Gary Cahill. 

Për trajnerin toskan interesohet Roma, por edhe Juventus, që është në kërkim të pasardhësit të Massimiliano Allegri-t. "Blues", nga ana tyre, janë të tunduar nga ideja për t'ia besuar skuadrën Frank Lampard, mik me shumë  lojtarë të ekipit. 

Chelsea do të kthehet në fushë më 29 maj për t'u përballur me Arsenal-in në finalen e Europa League, që do të zhvillohet në Baku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat