Surprizon Sterling, zbulon se ku shpreson të luajë në të ardhmen

Futboll

Surprizon Sterling, zbulon se ku shpreson të luajë në të ardhmen

Më: 24 maj 2019 Në ora: 09:02
Raheem Sterling

Një sezon si protagonist absolute ky i porsa mbyllur për Raheem Sterling me fanellën e Manchester City. Sulmuesi anglez ka kontribuar në mënyrë vendimtare në hipotekimin e titullit kampion nga formacioni i Pep Guardiola, duke u konfirmuar si një prej talenteve më shkëlqyes të futbollit anglez.

Nga ana e tij, futbollisti, sikurse ka deklaruar për “Wall Street Journal” në një konferencë në New York, i ka idetë e qarta mbi atë që e pret nga e ardhmja. 

“Futbolli anglez në SHBA është gjithmonë e më i ndjekur dhe jam i sigurtë që do të vijojë me këtë rritje. Disa persona më njohën teksa dilja nga dyqanet, nuk e prisja. Edhe MLS është rritur ndjeshëm në kohët e fundit. Shpresoj që një ditë të luaj edhe unë këtu”, deklaroi Sterling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat