United pas "njeriut të kristaltë", Solskajer e nis me bast merkaton

Futboll

United pas "njeriut të kristaltë", Solskajer e nis me bast merkaton

Më: 24 maj 2019 Në ora: 09:03
Solskajer

Manchester United do të futet fort në merkato pas një sezoni zhgënjyes në Premier League. "Djalli" ka larguar  Ander Herreran, ndërsa pritet që të njëjtën rrugë të ketë dhe Paul Pogba. Francezi dëshiron të largohet, ndërsa United ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij. 

Emri i ri që ka dalë në listën e anglezëve është ai i Kevin Strootman. Mesfushori holandez la ekipin e Romës sezonin e kaluar për t'iu bashkuar Marseilles. Francezët nuk arritën të rivalizonin PSG dhe dështuan krejtësisht. Ata duan që të ulin shpenzimet në ekip. 

United dhe Evertoni janë dy skuadrat e interesuara për shërbimet e lojtarit të Holandës sipas asaj që raporton Sky Sport. Shqetësimi i vetëm që ka "Djalli" është historia e dëmtimeve të lojtarit. Strootman ka pësuar disa dëmtime të rënda gjatë karrierës së tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat