Mourinho flet me siguri për të ardhmen e Eden Hazard

Futboll

Mourinho flet me siguri për të ardhmen e Eden Hazard

Më: 24 maj 2019 Në ora: 09:22
Jose Mourinho

Jose Mourinho pret që finalja e “Europa League” të jetë ndeshja e fundit me blutë e Eden Hazard, para se të transferohet te Real Madridi. Ndërkombëtari belg po i afrohet vitit të fundit të kontratës së tij në “Stamford Bridge” dhe Chelsea e di se duhet ta shesë tani, nëse do të gjenerojë një shumë afër asaj që vlen vërtet 28-vjeçari.

Mourinho, i cili i ka drejtuar më parë “Blues” dhe “Los Blancos”, beson se një marrëveshje do të arrihet dhe ylli në fjalë do të largohet nga Londra: "Duket sikur është ndeshja e fundit me blutë për Eden Hazard. Ai ka qenë një lojtar vendimtar për sukseset e Chelsea në vitet e fundit. Eden do të bëjë çmos që ta fitojë finalen e 29 majit dhe ndoshta të shkojë te Real Madridi me një trofe të fundit me Chelsea.

Finalja e Ligës së Europës? Më shumë presion ka mbi Arsenalin, sepse i duhet të fitojë përmes trofeut edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm. Këtu flitet për shumë miliona më tepër, ndaj presioni do të jetë në anën e Arsenalit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat