Pas Boatengut tjetër çmenduri, Barcelona kërkon një 34-vjeçar për sulmin

Futboll

Pas Boatengut tjetër çmenduri, Barcelona kërkon një 34-vjeçar për sulmin

Më: 24 maj 2019 Në ora: 09:50
Fernando Llorente

Merkatoja e Barcelonës në vitet e fundit nuk ka qenë aspak pozitive. Katalanasit kanë bërë afrime të gabuara, mjafton të kujtojmë milionat e shpenzuara për Philippe Coutinhon, Malcomin, Umtitin apo dhe Boatengun. Tre afrimet e para u bënë për të bërë diferencën, ndërsa Princi në kushte emergjence. Shanset që kampionët e Spanjës të gabojnë dhe në verë janë reale. 

Ekipi katalanas synon të afrojë në Camp Nou sulmuesin e Tottenhamit, Fernando Llorente. Ky i fundit është zëvendësuesi i Harry Kane dhe nuk ka luajtur as me "Spursat". 34-vjeçari del si futbollist i lirë në verë dhe kaq mjafton për katalanasit që ta afrojnë në ekip. 

Drejtuesit duan që të shtojnë konkurrencën për Luis Suarezin, por sigurisht që Llorente nuk tremb aq shumë. Mosha e tij nuk premton aspak, pavarësisht se mund të përshtatet shpejt duke qenë se e njeh kampiontin spanjoll.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat