Nuhiu: Momentet më të mira, titujt e fituar me Renovën

Futboll

Nuhiu: Momentet më të mira, titujt e fituar me Renovën

Nga: Shaban Sinani Më: 24 maj 2019 Në ora: 10:55
Nuhiu: Momentet më të mira, titujt e fituar me Renovën

Fisnik Nuhiu të dielën i thotë lamtumirë futbollit. Ai në karrierën e tij 19-vjeçare si futbollist aktiv ka mbi 550 ndeshje zyrtare vetëm me ekipin e Renovës në garat e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut dhe në ato ndërkombëtare. Për momentet më të mira gjatë karrierës së tij ai thotë: “Sigurisht se momente më të mira më pozitive janë titujt e fituara me Renovën, titulli i kampionit në vitin 2010 dhe në vitin 2012 fitimi i Kupës së Maqedonisë. Do të thotë këto janë gjërat më të rëndësishme dhe sukseset më të mëdha që kam arritur me Renovën, pastaj edhe vitet në Europë që kemi luajtur me Renovën dhe vërtet ka pasur moment shumë të mira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat