Bushi: Lojtarët e kampionatit tonë janë aktivizuar rregullisht

Futboll

Bushi: Lojtarët e kampionatit tonë janë aktivizuar rregullisht

Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:15
Bushi: Lojtarët e kampionatit tonë janë aktivizuar rregullisht

Trajneri i kombëtares U-21 Alban Bushi ka dalë parpara mediave në kuadër të takimit eleminator me Turqinë, por edhe 2 miqësoreve me Uellsin. Bushi ka sqaruar zgjedhjet e bëra dhe objektivat e kuqezinjve.

Sa shanse kemi duke qenë se luajmë në transfertë?

“Është e vështirë dhe e rëndësishme. Mund të kishim pikë më shumë. Nëse nuk marrim rezultat pozitiv, atëherë shpresat tona janë të pakta. Turqinë e njohim, kemi një pasqyrë më të saktë pas ndeshjes së parë. Kemi disa probleme sepse nuk do të jenë 5 lojtarë. Bajramaj, Muçolli, Ademi, Kryeziu edhe Selmani që do të jetë me ekipin e parë. Edhe ata që i kanë zëvendësuar janë në gjendje të mirë. Do të mundohemi të luajmë mirë dhe të marrim rezultat pozitiv”

Emra të rinj në listë…

“Kemi shumë lojtarë të rinj. Kemi datëlindja 2000, sepse dëmtimet na i kanë ndërlikuar situatën. Këta janë lojtarë të perspektivës, por nuk ishin në planet tona, sepse ishin këta 5 të tjerët që mungojnë. Gjithsesi këta e plotësojnë grupin. Lojtarët e kampionatit shqiptar kanë minuta në këmbë dhe kanë bërë mirë. Edhe Bardhi është në gjendje të mirë, e ka për herë të parë. Fokusi jonë do të jetë te Turqia, por edhe te Uellsi”

Jeni konsultuar me trajner  e ri?

“Bëm një mbledhje kur trajenri i ri erdhi. Shumë lojtari nuk mund të ishin në datën 20 maj, ishin vetëm 10-12 lojtarë. Edhe unë kisha problemet e mia, ku lojtarët kishin dalë nga objektivat dhe jo në formë të mirë fizike. Lojtarët në fund të kampionateve janë të lodhur dhe mund të tolerojnë, por pa të keq në stërvitje, për shkak të lodhjes. Ky grumbullim u bën mirë atyre dhe REjas. Ai ka mendim pozitiv për disa lojtarë. Disa i ka veçuar dhe do të jenë në vëmendje”

Jeni ankuar për lojtarët që luajnë pak…

“Lojtarët e kampionatit shqiptar pothuajse kanë luajtur të gjithë. Ata jashtë kanë pasur probleme goxha të mëdha me aktivizimin. U lodha edhe vet duke thënë që s’ka minuta. Një ndeshje e nxerr edhe me zemër, pavarësisht minutave në këmb. U-21 është pak fazë e vështirë  sepe te U-19 aktivizohen, luajnë. Muçolli apo Bajramaj që i kishim shtyllën e mbrojtjes, mungojnë. Na bëjën pak problem, me strategjinë. Ne rrimë 2-3 muaj për ta përgatitur, por kur mungojnë është pak problem.”

 Çfarë nuk shkoi me Panuçin?

“Jemi për Turqinë këtu, kam respekt për të, s’mund të them asgjë tjetër”

Ovjektivi kryesor?

“Objektivi kryesor është që ne të çojmë sa më shumë lart, dhe të marrim rezutlat. Unë kërkoj gjithmonë rezultat. Gjithsesi kur ke lojtarë që të dëmtohen. Po mundohemi të përmirësohemi. Është punuar mirë, mendoj se do të ketë lojtarë që do të shkojnë te kombëtarja A. Por nuk duhet të harrohen edhe rezultatet.”

Bullari, do ta ketë shansin?

“Do ta ketë shansin, pavarësisht se është ditëlindja 2001, 3 vjet më i vogë. Mendoj që talentet duhet t’i shtyjmë përpara. Në të ardhmen mund të jetë edhe pjesë e kombëtares A. Shumë shpejt do të jetë nga shyllat kryesore, nëse vazhdon kështu. Kemi shumë lojtarë si Vrioni apo Bullari që Shqipëria mund t’i ketë për 10-12 vitet e ardhshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat