Në ethet e finales

Futboll

Në ethet e finales

Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:17
Pamje nga një ndeshje

Një finale e gjitha për t’u luajtur dhe për t’u fituar. Sot në mbrëmje në Fadil Vokrri, Ferronikeli kampion i saposhpallur i IPKO Superligës së Kosovs do të sfidojë mitrovicasit e Trepça ’89 në stadiumin Fadil Vokrri në finalen e Digitalb Kupës. Skuadra nga Drenasi do të tentojë të bëjë “double” në këtë sezon dhe sot me Feronikelin është edhe Prishtina pasi në rast suksesi të skuadrës së Zekirija Ramadanit në turin paraeliminator të Europa League do të shkonte Prishtina. Trepça 89’ kërkon një gëzim të madh në këtë sezon të vështirë me triumfin në Kupë që do t’i jepte mundësinë të luante në Europa League. Por vëmendja e mitrovicase nuk është vetëm te sfida e sotme sepse pas disa ditësh Trepça ’89 do të luajë në play-out ku në lojë do të jetë ekzistenca në elitën e futbollit kosovar. Feronikeli është i favorizuar për fitoren finale duke parë momentin dhe situatën që po kalojnë të dyja skuadrat por në një finale si kjo e Digitalb Kupës e cila do të luhet në një atmosferë fantastike dhe një stadium me kushte moderne, gjithçka mund të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat