Lojtarët e Zvezdës dhe të Partizanit luajnë kundër Kosovës!

Futboll

Lojtarët e Zvezdës dhe të Partizanit luajnë kundër Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:44
Tumbakoviq

Edhe dy javë na ndajnë nga ndeshja mes Malit të Zi dhe kombëtares së Kosovës, e cila do të zhvillohet në stadiumin në Podgoricë, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. Mali i Zi luan pa shikues, për shkak të thirrjeve raciste nga shikuesit e saj është sanksionuar nga UEFA. Veçori është se katër lojtarë që janë ftuar në kombëtaren e Malit të Zi luajnë në Kampionatin e Serbisë.

Filip Stojkoviq e Mirko Ivaniq luajnë për Cërvena Zvezdën, Boris Kopitoviq për Çukariçkin e Beogradit dhe Aleksandar Shçekiç për Partizanit e Beogradit, kur i shtohet edhe serbi Lubisha Tumbakoviq, që është selektor i Malit të Zi, ndryshe ish trajner i Partizanit. Ndeshja luhet me 7 qershor në orën 20.45, kurse Kosova shkon për të marr pikë në Podgoricë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat