E bujshme: Lojtari i Kombëtares drejt Rangers, Gerrard e do!

Futboll

E bujshme: Lojtari i Kombëtares drejt Rangers, Gerrard e do!

Më: 24 maj 2019 Në ora: 14:58
Steven Gerrard

Aventura e Eros Grezdës nuk ka qenë shumë e suksesshme me ekipin e Rangers, megjithatë kjo nuk do të thotë se skocezët nuk do të afrojnë më futbollistë me origjinë shqiptare. 

Emri i fundit që po ndiqet nga Rangers është Albert Rachi. 15-vjeçari është pjesë e kombëtares sonë U-17 dhe luan për ekipin e Tottenhamit. Mesfushori ka rënë në radarët e Rangers që kanë investuar shumë te akademia e tyre vitet e fundit. 

Skocezët duan ta afrojnë shqiptarin me shpresën që ta stërvisin si duhet dhe ta bëjnë gati për ekipin e parë. Një strategji që ka funksionuar në vitet e fundit dhe që shpresohet të ketë vazhdimësi dhe me Rachin. Ky i fundit i është bashkuar U-16 së Tottenhamit në vitin 2018 dhe mund të largohet pas një viti. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat