KF Renova: Nuhiu, përgjithmonë një legjendë e klubit

Futboll

KF Renova: Nuhiu, përgjithmonë një legjendë e klubit

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:41
KF Renova: Nuhiu, përgjithmonë një legjendë e klubit

Klubi i futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës, bëri të ditur se të dielën Fisnik Nuhiu përshëndetet nga loja aktive. 
“Në derbin e së dielës ndaj Shkëndijës, kapiteni legjendar i Renovës, Fisnik Nuhiu, do të luaje ndeshjen e fundit në karrierën e tij.
Më tepër se 300 ndeshje të luajtura me Renovën dhe dy trofe të fituar duke kontribuar me gola, asiste, lojë të bukur por akoma më tepër, duke lideruar dhe duke qenë një shembull i vërtetë si në fushë ashtu dhe jashtë saj.
Do të mbetet përgjithmonë një legjendë e klubit, një ikonë dhe një lojtar që me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij pasqyroi vlerat e vërteta të KF Renovës.
Faleminderit për kontributin e palodhur dhe shumë suksese në rolet tjera në klub, kapiten!”, shkruan në faqen e Renovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat