Kombëtarja e Kosovës U21 i fillon përgatitjet për ndeshjet e qershorit më 27 maj 

Futboll

Kombëtarja e Kosovës U21 i fillon përgatitjet për ndeshjet e qershorit më 27 maj 

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:02
Kombëtarja e Kosovës U21 i fillon përgatitjet për ndeshjet e qershorit më 27 maj 

Kombëtarja e Kosovës U21 do t’i fillojë përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Andorës dhe Turqisë më 27 maj në Prishtinë. Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e Flamurtarit. Të rikujtojmë se Kosova bën pjesë në Grupin 3, ku krahas dy kundërshtarëve të ndeshjeve të qershorit janë të përfshira edhe Anglia, Austria dhe Shqipëria. Ndeshjen e parë djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi do ta zhvillojnë si mysafirë kundër Andorës, më 6 qershor, derisa më 11 qershor do të jenë mikpritës të Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në ciklin e saj të parë kualifikues Kosova U21 pati paraqitje mbresëlënëse në një grup tejet të vështirë ku ishin Gjermania, Norvegjia, Irlanda, Izraeli dhe Azerbajxhani.
Përzgjedhësi Rafet Prekazi, të hënën, në orën 15:00, do të shpallë edhe listën e futbollistëve për këto dy ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat