Migjen Bashta transferohet te klubi i madh shqiptar?

Futboll

Migjen Bashta transferohet te klubi i madh shqiptar?

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:53
Migjen Bashta

Mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha, doli sot në konferencën për shtyp para gazetarëve, ku foli për përgatitjet në prag të sfidave ndaj Islandës dhe Moldavisë, të vlefshme për eliminatoret e Evropianit.

Në prononcimin e tij, Basha sqaroi edhe të vërtetën në lidhje me zërat që e lidhin atë me kampionët e Partizanit.

“Dua të them që ai lajm që doli është rastësi. Bëmë vetëm një foto me çunat e Partizanit. Nuk është asgjë e vërtetë. Kam 1 vit kontratë me Arisin. Klubi nuk më ka thënë që do largohem. Çdo lojtar ka qejf të luajë në Champions, por nuk mundem që unë të jem pjesë e Partizanit kur kam kontratë me Arisin. Nuk mundem të them diçka më shumë.

Nuk mund të them që kam dëshirë, kur kam edhe 1 vit me Arisin, se krijoj probleme. Nuk besoj se do vazhdojë bisedimet. Ka qenë vetëm një rastësi, që bëmë foto me çunat e Partizanit”.

Ndryshimet me trajnerin e ri…

Nuk jemi të gjithë të grumbulluar. Ka qenë ndryshe me Panuçin. Tani ndihemi më të lirë. Nuk është se po bëj fajtor Panuçin. Është një trajner i ri, me tjetër mentalitet dhe të jep liri. Varet nga rezultatet, me fitore rritet harmonia. Ndryshe bëhet problem.

Harmonia në skuadër…

Është ndryshe. Panucci vendosi rregulla të rrepta. U munduam t’i respektonim. Nuk e di a ishin pozitive apo negative. Për Rejën për  momentin është ndryshe. Nuk ja vë gjithë fajin Panuccin. Rregullat duhen respektuar.

Përshtatja…

Është e vështirë të them diçka. Nuk jemi përgatitur shumë. Nga ana taktike nuk kemi punuar shumë, po presim të vijnë lojtarët e tjerë, për të vendosur.

Karikimi për të dhënë më të mirën…

Ne jemi profesionista. Nuk duhet ti marrim ndeshjet lehtë. Jemi duke mbështetur vendin tonë. Mos harrojmë që jemi në Kombëtare, nuk jemi nëpër klube. Pavarësisht miqësore apo kualifikuese, duhet të japim maksimumin. Vitin e kaluar nuk kishim shumë lojtarë. Panuçi bëri disa teste dhe nuk shkuan gjërat mirë. Në kualifikuese ne do japim maksimumin.

Ku ndryshon Reja nga Panucci…

Sigurisht është më ekspert. Nuk e dimë ende për anën taktike. Ka më shumë eksperiencë, shikohet që raporti me lojtarët është më ndryshe. Pastaj për pjesët e tjera të shohim në javët e ardhshëm. Duhet patjetër rezultatet pozitive në 2 ndeshjet e radhës. Duhet të ngrehmë moralin dhe entuziazmin. Kombëtares i ka humbur pak entuziazmi. Duhet ta rikthejmë entuziazmin. Stadiumi i ri do të na ndihmojë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat