JUGONES: Ramos e ka seriozisht, gjithçka nisi kur i tha Perezit “më paguaj dhe do të iki”

Futboll

JUGONES: Ramos e ka seriozisht, gjithçka nisi kur i tha Perezit “më paguaj dhe do të iki”

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:01
Sergio Ramos

Pas 14 sezoneve, Sergio Ramos po planifikon të lërë Real Madridin. Kina, MLS, janë disa opsione përveç klubeve në Evropë që e duan kapitenin si; Juventus, Manchester United e Paris Saint Germain.

E ardhmja nuk është e qartë për Sergio Ramos, kapiteni i Real Madridit është duke e shqyrtuar mundësinë ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist profesionist larg “Santiago Bernabeut”.

“Los Blancos” e shijuan një sezon jo edhe aq të këndshëm dhe kapiteni spanjoll ka mbetur në mendime për të ardhmen e tij në futboll dhe është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë.

“El Chiringuito” raporton nga burime të sigurta se Ramosi është duke menduar seriozisht për mundësinë që të largohet nga klubi madrilen.

Gjithçka nisi në mars të këtij viti, edhe pse Ramos ka kohë që e mendon largimin – këtë e kishte pranuar edhe në vitin 2015 pasi kishte pasur ofertë zyrtare nga Manchester United.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka pasur një zënkë në dhomat e ndërrimit me kapitenin Sergio Ramos pas eliminimit nga Champions League këtë sezon.

‘Los Blancos’ humbën 4-1 kundër Ajaxit në “Santiago Bernabeu” me kapitenin e tyre i cili ishte tifoz si pasojë e dënimit të UEFA-s.

Ironia mizore ishte se Ramos mori karton të verdhë me dashje në Amsterdam me qëllim që të humbiste ndeshjen e kthimit dhe të rikthehej në çerekfinale.

Pas humbjes i cila e bëri Real Madridin të dalë nga të gjitha garat për titull dhe me turpërimin e konfirmuar, media spanjolle AS zbuloi se Perez shkoi në dhomat e ndërrimit të lojtarëve për t’i kritikuar.

Shefi i klubit qëndroi atje për të paktën 15 minuta, ku akuzoi lojtarët për mungesë dedikimi, madje kishte shkuar aq larg sa kishte përdorur fjalën ‘e shpifur’ për të përshkruara performancën e tyre.

Por Ramos mesa dukej nuk dukej se ishte i lumtur nga fjalët e presidentit, duke ju kthyer këtij të fundit.

Pretendohet se kapiteni spanjoll fajësoi Perez për sezonin e tyre katastrofal, duke e akuzuar atë për planifikim të dobët dhe mungesë vizioni, para së ta mbyllte me shprehjen “më paguaj dhe do iki”.

Perez mendohet të jetë larguar nga dhoma shumë i nevrikosur, ku më pas ka mbajtur një mbledhje me bordin drejtues e cila ka zgjatur deri në dy të mëngjesit.

Gjitha këto kanë quar deri në këtë moment, që sipas gazetarit dhe redaktorit të “El Chiringuito”, Juanfe Sanz, “Ramos po e mendon seriozisht largimin”.

Ai është pjesë e Los Blancos që nga viti 2005.

Për 14 sezone, Ramos ka bërë 606 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 84 gola.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat