Dermaku thotë se mund të luajë në Serie A – i pëlqejnë Pique, Romagnoli e Chiellini - Bota Sot
Dermaku thotë se mund të luajë në Serie A – i pëlqejnë Pique, Romagnoli e Chiellini

Futboll

Dermaku thotë se mund të luajë në Serie A – i pëlqejnë Pique, Romagnoli e Chiellini

Më: 24 maj 2019 Në ora: 18:06
Kastriot Dermaku

Kastriot Dermaku ka konfirmuar se nga sezoni i ardhshëm, mund të luajë në Serie A.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp, para ndeshjeve me Islandën e Moldavinë.

Ai ka folur edhe për të ardhmen, që e sheh larg Serie A.

“Kemi biseduar me disa ekipe. Kontrata më mbaron në qershor. Ka shanse të luaj në Serie A”, tha ai.

Dermaku foli edhe për mbrojtësit që i pëlqejnë atij.

“Më pëlqen me karakteristikat që ka, Pique i Barcelonës. Sot ka mbrojtës shumë të mirë, të rinj që po dalin, si Romagnoli. Edhe Chiellini më pëlqen”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...