Nuhiu mbyll karrierën, pas 19 vite në Ligën e Parë

Futboll

Nuhiu mbyll karrierën, pas 19 vite në Ligën e Parë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 18:19
Fisnik Nuhiu

Pas 19 vitesh nga debutimi në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, kapiteni i Renovës , Fisnik Nuhiu do të mbyll karriërën aktive pas zhvillimit të përballjes së ditës së diel, kundër Shkëndijës.

“Vendosa që këtë sezon ti jap fund karrierën sime , për shkak se është momenti I duhur , që të mbarojë , jo sepse nuk mundem , por mendojë se njeriu duhet të dinë se kur duhet të jetë vigjilentë dhe ta kuptojë të mbarojë dhe mendojë se ky momenti i duhur. Sigurisht se momentet më të mira dhe më pozitive janë titujt e fituara me Renovën. Titulli I kampionit në vitin 2010 dhe vitin 2012 fitimin e Kupës së Maqedonisë,” tha mes tjerash Nuhiu.

Fisnik Nuhiu nisi karrierën te Shkëndija në vitin 1995 para se të kalojë te Vardari, Prishtina, sërisht Shkëndija dhe nga viti 2005 u sistemua tek Renova. Te skuadra nga Xhepçishti nëkëto 14 vite ka shijuar titullin kampion në vitin 2010 dhe titullin e Kupës së Maqedonisë , dy vite më pas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat