Kur Liverpooli shënoi pas 7 minutave lojë, Messi “s’mund të na ndodhë ajo që na ndodhi me Romën”

Futboll

Kur Liverpooli shënoi pas 7 minutave lojë, Messi “s’mund të na ndodhë ajo që na ndodhi me Romën”

Më: 24 maj 2019 Në ora: 18:59
Leo Messi

Messi ka treguar se është duke e përjetuar rëndë eliminimin nga Champions League.

Barcelona kishte epërsi fantastike nga ndeshja e parë gjysmëfinale, pasi e mposhti 3-0 Liverpoolin në “Camp Nou”.

Por, në “Anfield”, ndodhi ajo që i kishte ndodhur Barcelonës edhe në vitin 2018 – Liverpooli përmbysi rezultatin dhe fitoi 4-0, ashtu si Roma një vit më parë, nga 4-1 (Camp Nou), në 3-0 (Olimpico).

Lionel Messi ka dal në konferencë për media para finales së Copa del Rey të shtunën, ku Barcelona do t’i matë forcat me Valencian.

Messi, që u shfaq para gazetarëve për herë të parë pas 4 vitesh, e pranoi se humbja 4-0 nga Liverpooli në Champions League, prishi sezonin e katalunasve.

Madje, me të pranuar golin e parë, 31-vjeçarit i kishte shkuar mendja te eliminimi i Romës, dhe ashtu ndodhi edhe në Anfield.

“Ajo që kemi përjetuar ishte shumë e ngjashme me atë në Romë, enisëm ndeshjen dhe ata shpejt shënuan një gol dhe në ato momente mendoni ‘se s’mund të na ndodhë sikur me Romën’. Reaguam mirë sepse pjesa e parë nuk ishte aspak e keqe. Në të dytën nuk konkurruam, ky ishte gabimi më i madh. Sido që të jetë, s’do të luajmë në finale dhe duhet ta lëmë këtë të shkojë”, tha Messi.

Ai e pranon se ajo që ndodhi në Anfield, zbehi sezonin, dhe u bë edhe më hedhur sepse ndodhi ngjashëm dy vite me radhë.

“Po, sepse ishim afër finales. Të gjithë kishim mendjen te Championsi dhe për këtë zhgënjimi është edhe më i madh, sidomos përsëritja e asaj që ndodhi me Romën. Por, duhet të vazhdojmë para dhe jemi afër të një tjetër dopiete. Kuptohet, ndjehemi çuditshëm për shkak të asaj që ndodhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat