Zidane bën presion tek Real Madrid, kërkon të paguhen paratë për Hazard

Futboll

Zidane bën presion tek Real Madrid, kërkon të paguhen paratë për Hazard

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:35
Zidane/ Hazard

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, duket se është i vendosur për objektivat e tij të afatit kalimtar të verës.

‘Evening Standard’ raporton se Zinedine Zidane po shtynë në maksimum skuadrën e Real Madrid që të takojnë drejtuesit e Chelsea.

Kërkesa e trajnerit francez është që sa më parë të arrihet një marrëveshje që do ta bënte belgun lojtar të ‘Los Blancos’.

Përfaqësuesit e Real Madrid kanë dështuar të takohen me ata të Chelsea, për të diskutuar për  Hazard.

Zidane po e sheh transferimin e lojtarit si prioritet për skuadrën dhe po shtynë me të gjitha forcat që të arrihet marrëveshja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat