Klopp, Sarri apo Pochettino: Zbulohet paga e trajnerit që zgjedh Juventusin

Futboll

Klopp, Sarri apo Pochettino: Zbulohet paga e trajnerit që zgjedh Juventusin

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:36
Sarri dhe Pochettino

Juventusi është në bisedime për të zëvendësuar, Massimiliano Allegrin, por Zonja e Vjetër ende nuk e ka zgjedhur trajnerin e tyre të ardhshëm.

Maurizio Sarri, Pep Guardiola, Mauricio Pochettino dhe Jurgen Klopp janë emrat më të zëshëm që mund të ulën në stolin e ‘Zebrave’.

Edhe pse mediat italiane pohojnë se Sarri do të shkarkohet pas përfundimit të Ligës së Evropës – Il Corriere dello Sport shton se Chelsea e ka ende të pasigurt të ardhmen e menaxherit të tyre.

Situata e Klopp dhe Pochettino është paksa e ndryshme – Menaxheri argjentinas është një opsion më i mundshëm sesa tekniku i Liverpoolit.

“Poch” ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh që bordi i ‘Spurs’ nuk ka çfarë të mendoj edhe në rast se Tottenham fiton Ligën e Kampionëve.

Sa i përket Klopp, gjermani ndoshta është opsioni më i pamundur për për Juventusin – pasi dëshira e tij është të përpiqet ta fitojë Premierligën me Liverpoolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat