Arsenal të gatshëm ta shesin Mkhitaryan

Futboll

Arsenal të gatshëm ta shesin Mkhitaryan

Më: 24 maj 2019 Në ora: 22:05
Henrikh Mkhitaryan

Skuadra e Arsenal duket se janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori i skuadrës, Henrikh Mkhitaryan.

Që nga nënshkrimi i tij me Arsenal në vitin 2018, lojtari asnjëherë nuk gjeti formën e tij më të mirë, madje as atë që kishte tek Man United.

Kështu, skuadra e Arsenal janë të gatshëm që ta shesin lojtarin, me dëshirën që të afrojnë një mesfushor të kalibrit më të lartë, për të luajtur krahas Ozil, raporton ‘The Sun’.

Lojtari ka regjistruar gjashtë gola dhe ka shtuar shtatë asistime këtë edicion, në totalin e 39 paraqitjeve.

Së fundmi, armeni ka fituar pëlqimin dhe përkrahjen e tifozëve, pasi atij iu ndalua udhëtimi në Baku, për shkak të problemeve politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat