Gega: Kukësi ka qenë ndjekësi ynë

Futboll

Gega: Kukësi ka qenë ndjekësi ynë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:07
Gega: Kukësi ka qenë ndjekësi ynë

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka dalë përpara mediave në kuadër të takimit që do të luhet ditën e nesërme ndaj Kukësit. Numri 1 i të kuqve ka folur për kundërshtarin, por edhe për rivalët.

“Ka qenë rivali ynë konstant, megjithëse asnjëherë para nesh. Ka qenë ndjekësi unë. Edhe pse kemi fituar trofeun, e kemi vlerësuar ndeshjen. Do të luajmë me ekipin më të fortë. Dua të kënaqim tifozët. Do të mundohemi të respektojmë rivalin. Lojtarët që janë te kombëtarja do të bashkohen me ne sot. Grupi do të jetë më i fortë me ta. Jemi profesionistë dhe stërvitemi për të treguar vlerat, sikurse kemi bërë gjatë gjithë vitit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat