Real Madrid propozon shkëmbimin e bujshëm mes dy kampionëve

Futboll

Real Madrid propozon shkëmbimin e bujshëm mes dy kampionëve

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:13
Christian Eriksen

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, skuadra e Real Madrid është duke përgatitur një ofertë të bujshme për një shkëmbim “kokë më kokë” mes dy kampionëve. Ekipi “merengues” do të ofrojë Marco Asensio te Tottenham dhe në kërkim do të kërkojë Christian Eriksen.

Pra, një shkëmbim mes dy mesfushorësh, që mund të realizohet, pasi vlera e të dy futbollistëve është thuajse e njëjtë: 80 milionë euro. Skuadra madrilène prej kohësh ka shfaqur interes për Eriksen, por nuk dëshiron që të shpenzojë shumë parà.

Në këtë mënyrë, skuadra “los blancos” po mendon një shkëmbim, për të sjellë në “Bernabeu” një mesfushor fantazist si Eriksen. Gjithsesi, edhe lojtari që do të “hapë krahun”, Asensio, është një talent, që edhe pse nuk luan vazhdimisht, ka treguar se sa vlen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat