Trishtuese, lojtari humb jetën

Futboll

Trishtuese, lojtari humb jetën

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:30
Pamje nga një ndeshje

Pas zhdukjes së Phil Masinga, një ish-sulmues i Barit dhe Salernitana, Afrika e Jugut është tronditur nga një tjetër lajm trishtues. Thembinkosi Mbamba, 23 vjeç, pjesë e TS Galaxy, ka humbur jetën. Siç raportojnë mediat lokale, shkaku i kësaj drame është bërë një aksident rrugor automobilistik, në të cilin u përfshi lojtari i ri.

Vdekja e Mbamba vjen një javë pas triumfit të TS Galaxy në “Nedbank Cup“, të cilën e fitoi të shtunën e kaluar, duke mposhtur Kaizer Chiefs 1-0. Për këtë arsye, klubi ka vendosur t’i shtyjë festimet e planifikuara për këtë fundjavë deri më 2 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat